KORREKT / SOT28 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Pas lëndimit të gjashtë punëtorëve nga rënia e pllakës së betonit në Prizren, ndalen punimet në objekt

Pas lëndimit të gjashtë punëtorëve nga rënia e pllakës së betonit në Prizren, ndalen punimet në objekt

Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar punimet në objektin në Priren ku sot ra një pllakë betoni, e cila la të lënduar gjashtë punëtorë.

Sipas informatave të deritanishme, Inspektorati tha se tre nga punëtorët e lënduar vazhdojnë të jenë në spital, ndërsa tre të tjerët janë liruar për trajtim në shtëpi. Njëri nga punëtorët e lënduar ka pësuar fraktura.

“Pas rastit, Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar punimet në këtë objekt, me qëllim të parandalimit të rreziqeve dhe garantimit të sigurisë dhe shëndetit të punëtorëve në vendin e punës”, thuhet në njoftim.

Inspektorati Qendror i Punës u zotua se do të vazhdojë me veprimet inspektuese në kuadër të kompetencave të tij ligjore, me fokus në sigurinë dhe shëndetin në punë./Lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.