KORREKT / SOT28 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Mbreti Charles III uron Presidenten Shiroka Pula, kërkon thellimin e marrëdhënieve me Kosovën

Mbreti Charles III uron Presidenten Shiroka Pula, kërkon thellimin e marrëdhënieve me Kosovën

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë një mesazh urimi nga Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, me rastin e zgjedhjes së saj në këtë detyrë.

Në mesazhin e tij, Mbreti Charles III, së bashku me bashkëshorten, i ka përcjellë Presidentes urimet më të sinqerta, duke vënë në pah miqësinë e afërt dhe të qëndrueshme ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës.

Ai ka theksuar se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve mbështeten në vlera të përbashkëta dhe janë forcuar ndër vite përmes partneritetit.

Mbreti Charles III ka rikujtuar edhe vizitën e tij të parë në Kosovë, në vitin 1999, menjëherë pas përfundimit të luftës, si dhe vizitën e vitit 2016, kur së bashku me bashkëshorten kishte vizituar në Prizren një ekspozitë me veprat e babait të ndjerë të Presidentes Shiroka Pula.

Në mesazhin e urimit, ai ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar në mbështetje të sigurisë dhe stabilitetit në Evropë, në një kohë kur bota po përballet me sfida të rëndësishme gjeopolitike dhe klimatike.

Po ashtu, Mbreti Charles III ka shprehur dëshirën që gjatë mandatit të Presidentes Shiroka Pula të thellohen edhe më tej marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.

Në përfundim të mesazhit, ai ka përcjellë urimet më të mira për Presidenten dhe popullin e Kosovës. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.