KORREKT / SOT28 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kurti mori pjesë në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “Medresetë te shqiptarët – histori – trashëgimi – kontribut”

Kurti mori pjesë në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “Medresetë te shqiptarët – histori – trashëgimi – kontribut”

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “Medresetë te shqiptarët – histori – trashëgimi – kontribut”, organizuar nga Instituti për Studime dhe Hulumtime Islame, i cili vepron në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Fillimisht Kurti të pranishmëve u shprehu ngushëllime për shkuarjen në amshim të Bahri Efendi Simnicës, profesor i Medresesë së Mesme “Alaudin”, në Prishtinë, ish-drejtor aty dhe njëkohësisht ish kryeredaktor i revistës “Dituria Islame”.

Kryeministri tha se aftësitë dhe mundësitë për të prodhuar dhe organizuar dije, nga kërkimi dhe studimi, te diskutimi si dhe nga reflektimi dhe teorizimi deri te shkrimi, janë përcaktuese për jetëgjatësinë e një shoqërie dhe përparimin e saj në histori.

“Duke folur rreth historikut të mejtepeve dhe medreseve te shqiptarët gjatë shek. XX, kryeministri tha se ‘për fatin e mirë të ne shqiptarëve, dekada të tëra përpjekje, sakrifice, rezistence dhe lufte, u shpërblyen në dekadën e fundit të shekullit të kaluar, me rënien e regjimit komunist në Shqipëri dhe me çlirimin e Kosovës nga Serbia okupatore, pasuar nga jetësimi i shtetit të Kosovës.

Kështu sot, medresetë në Kosovë dhe në Shqipëri funksionojnë lirshëm, si shkolla fetare por edhe si institucione edukative dhe shkencore të sistemeve tona arsimore’ “, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.