KORREKT / SOT28 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Mbreti Charles III uron Presidenten Shiroka Pula për detyrën e re, shpreh dëshirën për thellimin e lidhjeve mes dy vendeve

Mbreti Charles III uron Presidenten Shiroka Pula për detyrën e re, shpreh dëshirën për thellimin e lidhjeve mes dy vendeve

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula ka marrë një mesazh urimi nga Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, me rastin e zgjedhjes së saj në detyrë.

Në mesazhin e tij, Mbreti Charles III, së bashku me bashkëshorten, i përcolli Presidentes Shiroka Pula urimet e sinqerta, duke theksuar miqësinë e afërt dhe të qëndrueshme ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës, të mbështetur në vlera të përbashkëta dhe të forcuar prej vitesh nëpërmjet partneritetit.

“Mbreti rikujtoi vizitën e tij të parë në Kosovë në vitin 1999, menjëherë pas përfundimit të luftës, si dhe vizitën e vitit 2016, kur së bashku me bashkëshorten vizitoi një ekspozitë me veprat e babait të ndjerë të Presidentes Shiroka Pula në Prizren. Në mesazh, ai theksoi se Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova do të vazhdojnë të punojnë së bashku në mbështetje të sigurisë dhe stabilitetit në Evropë, në një kohë kur bota përballet me sfida të rëndësishme gjeopolitike dhe klimatike”, ka njoftuar Presidenca.

Mbreti Charles III shprehu dëshirën që gjatë mandatit të Presidentes Shiroka Pula të thellohen më tej lidhjet ndërmjet dy vendeve, duke përcjellë urimet më të mira për Presidenten dhe popullin e Kosovës. /Lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.