KORREKT / SOT28 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Barcelona merr gjobë modeste pas tentimit për transferimin e Álvarezit

Barcelona merr gjobë modeste pas tentimit për transferimin e Álvarezit

Barcelona është dënuar me 602 euro gjobë nga Federata Spanjolle e Futbollit, pas ankesës së Atletico Madridit për kontaktet me sulmuesin argjentinas Julián Álvarez pa njoftuar paraprakisht klubin madrilen me shkrim.

Sanksioni u vendos në bazë të nenit 133 të rregullores së federatës.

Atletico iu drejtua edhe FIFA-s, por kjo e fundit deklaroi se nuk kishte juridiksion për rastin. Álvarez ka kontratë me klubin madrilen deri në vitin 2030.

Sulmuesi kishte shprehur dëshirën për t’iu bashkuar Barcelonës, duke shkaktuar pakënaqësi te tifozët e Atleticos. Megjithatë, pas golit të fitores ndaj Deportivo La Corunës, ai kërkoi falje për deklaratat e tij.

“Ishte gabim. E kuptoj pse tifozët janë të zemëruar. Po të isha tifoz, edhe unë do të zemërohesha”, deklaroi Álvarez.

Argjentinasi duket se po e përmirëson marrëdhënien me tifozët, pasi pas golit të fundit mori duartrokitje në këmbë nga një pjesë e publikut në stadiumin Metropolitano.

 

 

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.