Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Zyrtare: Guendouzi goditja e madhe e Fenerbahces në afatin e janarit

    January 8, 2026

    Xheneta zbulon të vërtetën mbi raportin me Kushtrimin, pas aludimeve të bujshme

    January 8, 2026

    Ushtria siriane nis sulme ndaj SDF-së, rritet frika për ndërhyrjen e Turqisë

    January 8, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Zyrtare: Guendouzi goditja e madhe e Fenerbahces në afatin e janarit
    • Xheneta zbulon të vërtetën mbi raportin me Kushtrimin, pas aludimeve të bujshme
    • Ushtria siriane nis sulme ndaj SDF-së, rritet frika për ndërhyrjen e Turqisë
    • Juventusi nis kontakte të reja për transferimin e yllit të Man Cityt
    • Një anije aliene do të hyjë në atmosferën e Tokës, parashikimi i Baba Vangës për 2026
    • Për herë të parë në vite, kjo kompani është më e vlefshme se Apple
    • Mercedes ndryshon mendje, A-Class vazhdon, por jo më “Made in Germany”
    • Lidhja e Bizneseve: Zjarri në Comodita goditje e rëndë për ekonominë dhe prodhimin vendor
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Thursday, January 8
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
      • Zgjedhjet e 28 dhjetorit
      • Zgjedhjet parlamentare 2025
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » Përmbytje në Durrës, Lezhë dhe Kukës – pezullohet mësimi, nis evakuimi i familjeve

    Përmbytje në Durrës, Lezhë dhe Kukës – pezullohet mësimi, nis evakuimi i familjeve

    korrektpressBy korrektpressJanuary 6, 2026 Durrës 2 Mins Read
    Përmbytje në Durrës, Lezhë dhe Kukës - pezullohet mësimi, nis evakuimi i familjeve
    Përmbytje në Durrës, Lezhë dhe Kukës - pezullohet mësimi, nis evakuimi i familjeve
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin që prej mbrëmjes së djeshme, kanë shkaktuar përmbytje në disa qytete.

    Durrësi mbetet qyteti më i prekur nga moti i keq. Në qytetin bregdetar ka zona ku niveli i ujit arrin deri në 50 cm. Situata më problematike paraqitet në Spitallë, Nishtulla dhe ish-Kënetë (Durrësi i Ri). Rrugët mbeten pothuajse të pakalueshme në shumë lagje të qytetit dhe të braktisura.

    Mësimi është pezulluar në shumicën e shkollave të Durrësit për shkak të situatës së krijuar nga reshjet e dendura të shiut dhe bllokimit të rrugëve. Sipas Zyrës Vendore të Arsimit Durrës, prindërit dhe mësuesit janë njoftuar që të shmangin lëvizjet deri në qetësimin e situatës.

    Aktualisht 8 familje po evakuohen për shkak të përmbytjes së banesave, 3 prej të cilave nga Shijaku. Ato do të sistemohen në Konvaleshencën e Ministrisë së Brendshme, ku deri tani janë strehuar 3 familje.

    Situatë e rënduar paraqitet dhe në autostradën Durrës- Tiranë ku disa automjete janë fikur e paraqesin probleme për shkak të pranisë së lartë të ujit në disa segmente të këtij aksi të rëndësishëm rrugor.

    Edhe në Tiranë, reshjet e dendura të shiut dhe mbushja e rrugëve me ujë ka sjellë trafik të rënduar.

    Qarku Lezhë vazhdon të jetë i përfshirë nga reshjet e dendura të shiut, ku gjatë 24 orëve të fundit kanë rënë 96 mm shi, sipas të dhënave të Stacionit Meteorologjik Ushtarak Gjadër. Situata ka shkaktuar rritje të niveleve të lumit Drin dhe Mat, si dhe përmbytje të tokave dhe oborreve në disa zona.

    Në Kukës ku vërshimi i ujërave ka përmbytur disa segmente rrugore. Problem mbeten edhe disa akse nacionale, konkretisht rrugët Kukës–Shishtavec, Kukës–Bushtricë, Kukës–Qafë Mali, Kukës–Krumë–Kam–Tropojë, Tropojë–Qafë Morinë, Bajram Curri–Valbonë si dhe aksi Tropojë–Fierzë–Qafë Mali, ku ka prezencë uji dhe dëmtime të pjesshme të rrugës.

    Ndërkohë, shumë rrugë rurale në të tre bashkitë e Qarkut të Kukësit janë dëmtuar si pasojë e daljes së përrenjve nga shtrati, duke izoluar përkohësisht disa zona.

    Reshje shiu me intensitet të lartë kanë nisur edhe në Fier gjatë paradites së sotme, të shoqëruara me stuhi ere, por deri më tani nuk ka raportime për përmbytje apo dëme të shkaktuara nga moti i keq.

    Për shkak të rritjes së prurjeve në lumin Drin, kanë nisur shkarkimet e kontrolluara nga hidrocentralet HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës. Aktualisht, po shkarkohet një sasi prej 700 m³/sekondë, përveç prodhimit, ndërsa gjithë procesi po monitorohet dhe menaxhohet nga specialistët e hidrocentraleve. /TCH/

    TË TJERA

    Kryqi i Kuq siguroi ndihmë urgjente humanitare për popullatën e evakuuar në Kërçovë

    QMK: Përmbytje janë raportuar në Ohër, Kërçovë, Manastir, Gostivar dhe Tetovë

    Përmbytjet në Shqipëri, ambasada e SHBA paralajmëron përkeqësim të situatës

    Regjistrohet viktima e parë në Durrës, lumi Vjosa arrin në pikën kritike mbi 9 metra

    Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

    Kushtet e rënda atmosferike nxjerrin në breg një anije çisternë në zonën e Tales, Lezhë

    “Shqipëria nën ujë”: Pezullohet mësimi, nis evakuimi i familjeve

    LEXO GJITHASHTU

    Zyrtare: Guendouzi goditja e madhe e Fenerbahces në afatin e janarit

    January 8, 2026

    Xheneta zbulon të vërtetën mbi raportin me Kushtrimin, pas aludimeve të bujshme

    January 8, 2026

    Ushtria siriane nis sulme ndaj SDF-së, rritet frika për ndërhyrjen e Turqisë

    January 8, 2026

    Juventusi nis kontakte të reja për transferimin e yllit të Man Cityt

    January 8, 2026
    TË TJERA

    Një anije aliene do të hyjë në atmosferën e Tokës, parashikimi i Baba Vangës për 2026

    January 8, 2026

    Për herë të parë në vite, kjo kompani është më e vlefshme se Apple

    January 8, 2026

    Mercedes ndryshon mendje, A-Class vazhdon, por jo më “Made in Germany”

    January 8, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.