KORREKT / SOT28 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Neuchateli teston byzylykët elektronikë për monitorimin e autorëve të dhunës në familje

Neuchateli teston byzylykët elektronikë për monitorimin e autorëve të dhunës në familje

Kantoni zviceran i Neuchatelit do të nisë nga nëntori përdorimin e byzylykëve elektronikë aktivë për monitorimin e personave të dyshuar ose të identifikuar si autorë të dhunës në familje, me qëllim parandalimin e përsëritjes së dhunës dhe rritjen e sigurisë së viktimave.

Sipas transmetuesit publik zviceran RTS, masa është pjesë e planit të ri kantonal për luftimin e dhunës në familje, i cili parasheh forcimin e parandalimit, mbrojtjen e viktimave dhe mbikëqyrjen më të afërt të autorëve.

Policia e Neuchatelit do të ketë fillimisht pesë byzylykë elektronikë në dispozicion, transmeton Telegrafi.

Pajisjet do të përdoren në raste të caktuara, kur autoritetet vlerësojnë se ekziston rrezik i përsëritjes së dhunës dhe se monitorimi elektronik mund të ndihmojë në parandalimin e incidenteve të reja.

Sistemi do të mundësojë identifikimin e rasteve kur personi i monitoruar afrohet në zonat e ndaluara pranë viktimës, siç është vendbanimi i saj. Kjo do t’i ndihmojë policisë të reagojë më herët dhe të ndërhyjë para se situata të përshkallëzohet.

Megjithatë, autoritetet theksojnë se byzylykët elektronikë nuk janë të pagabueshëm dhe nuk mund të përdoren në çdo situatë. Në rastet kur monitorimi nuk ofron mbrojtje të mjaftueshme, mund të shqyrtohen masa të tjera ligjore, përfshirë paraburgimin kur plotësohen kushtet përkatëse.

Plani i ri i veprimit për periudhën 2027–2031 parasheh investime prej rreth 13.55 milionë frangash zvicerane gjatë pesë vjetëve, si dhe rritjen e kapaciteteve të institucioneve që merren me parandalimin e dhunës, mbrojtjen e viktimave dhe trajtimin e autorëve.

Sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet kantonale, gjatë vitit 2025 në Neuchâtel janë regjistruar 678 vepra penale të lidhura me dhunën në familje. Po ashtu, policia ka trajtuar 118 raste gjatë tremujorit të tretë të vitit 2026, krahasuar me 91 raste në të njëjtën periudhë të vitit paraprak.

Autoritetet synojnë që, përmes monitorimit elektronik dhe masave të tjera parandaluese, të identifikojnë më shpejt situatat me rrezik të lartë dhe të përmirësojnë mbrojtjen e personave të ekspozuar ndaj dhunës në familje./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.