Gazetari votues i Kroacisë për Topin e Artë, Zdarvko Reic, e shpërfilli sulmuesin e Barcelonës, Lamine Yamal, nga renditja e tij në 10 vendet e para.
Sulmuesi i Bayern Munich, Harry Kane, u kurorëzua fitues i Topit të Artë 2026 të hënën, ndërsa Yamal përfundoi i treti pas Kylian Mbappe.
Megjithatë, Kane gjithashtu nuk kishte vend në listën e pesë lojtarëve më të mirë të Reic, duke e vendosur sulmuesin anglez në vendin e gjashtë.
Përfaqësuesi i Kroacisë zgjodhi mesfushorin e Barçës dhe fituesin e Kupës së Botës me Spanjën, Rodrin, si numrin e tij të parë, ndërsa pas tij votoi për Erling Haaland dhe Lionel Messi.
Reic në pozitën e katërt e vendosi Ferran Torres, Kylian Mbappen të pestin, ndërsa pas tij erdhën Pau Cubarsi, Vitinha, Ousmane Dembele dhe Jude Bellingham.
Renditjet përfundimtare e votave të Zdravko Reic për Topin e Artë:
1.Rodri
2.Erling Haaland
3.Lionel Messi
4.Ferran Torres
5.Kylian Mbappe
6.Harry Kane
7.Pau Cubarsi
8.Vitinha
9.Ousmane Dembele
10.Jude Bellingham
/Telegrafi/

