KORREKT / SOT27 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

VLEN: Po vendosim drejtësi dhe siguri për mijëra punëtorë të institucioneve publike

VLEN: Po vendosim drejtësi dhe siguri për mijëra punëtorë të institucioneve publike

Pas vitesh pasigurie dhe pritjeje për vazhdimin e kontratave, po hapet rruga për zgjidhjen e një padrejtësie shumëvjeçare ndaj mijëra të angazhuarve me kontrata në institucionet publike, thonë nga VLEN.

“Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it ka nënshkruar dhe dorëzuar, si bashkëpropozues, propozimligjin për kalimin nga angazhimi me kontrata në punësim të përhershëm.

Nisma përfshin të angazhuarit që plotësojnë kushtet në institucionet e përcaktuara në propozimligj. Janë njerëz që kanë punuar me vite, kanë mbajtur përgjegjësi dhe kanë kryer detyrat e tyre, pa e ditur nëse do t’u vazhdohej kontrata.

Ne gjithmonë kemi thënë se vendi i punës dhe buka e familjes nuk guxojnë të përdoren për shantazh apo për t’i mbajtur punonjësit nën varësi politike.

Kalimi në punësim të përhershëm parashikohet të bëhet në faza, sipas afateve të propozimligjit. Ai përfshin edhe mbrojtjen e të angazhuarve gjatë procedurës, kontrollin e mjeteve financiare dhe masa që punonjësit të mos mbahen me vite me kontrata të përkohshme.

Deputetët e VLEN-it do të angazhohen për miratimin e kësaj zgjidhjeje, pa bërë asnjë dallim, çfarëdo qoftë ai. Me miratimin dhe zbatimin e ligjit, puna shumëvjeçare e këtyre njerëzve do të shoqërohet më në fund me sigurinë që u ka munguar”, thonë nga VLEN./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.