KORREKT / SOT27 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

AGK-ja reagon pas largimit të shtatë gazetarëve nga Klan Kosova

AGK-ja reagon pas largimit të shtatë gazetarëve nga Klan Kosova

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka shprehur shqetësim të thellë pas largimit të menjëhershëm nga puna të 7 gazetarëve – Genita Ukaj, Lendita Elshani, Albina Haxholli, Lum Gashi, Albert Bajrami, Kasim Gërbeshi dhe Endrit Krasniqi – nga portali klankosova.tv.

Sipas një deklarate publike dhe komunikimit të gazetarëve me AGK-në, arsyet e dorëheqjeve kanë të bëjnë me kërkesën e drejtuesve të portalit për punë shtesë, pa kompensim adekuat gjatë kohës së zhvillimit të një spektakli televiziv.

Përmes një postimi në Facebook, AGK-ja shpreh keqardhjen që gazetarët janë detyruar të largohen nga puna për shkak të trajtimit të padinjitetshëm. /Zëri

Postimi i plotë:

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) shpreh shqetësim të thellë pas largimit të menjëhershëm nga puna të 7 gazetarëve – Genita Ukaj, Lendita Elshani, Albina Haxholli, Lum Gashi, Albert Bajrami, Kasim Gërbeshi dhe Endrit Krasniqi – nga portali klankosova.tv.

AGK-ja shpreh keqardhjen që gazetarët, të gjithë me përvojë të çmuar dhe disa vjeçare në media të Kosovës, janë detyruar të largohen nga puna për shkak të trajtimit të padinjitetshëm. Ky rast tregon edhe njëherë ambientin e vështirë të punës në shumë redaksi mediash në Kosovë.

AGK-ja fton Klan Kosova (.tv) dhe mediat e tjera në Kosovë që të respektojnë dispozitat e Ligjit të Punës dhe të respektojnë e zbatojnë të drejtat e gazetarëve dhe punonjësve të tjerë.

AGK-ja qëndron në solidaritet të plotë me gazetarët e larguar dhe u ofron çdo lloj mbështetjeje për të cilën mund të kenë nevojë, duke përfshirë ndihmë ligjore. 

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.