KORREKT / SOT27 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Haxhiu takohet me Mickoskin, në fokus projektet infrastrukturore dhe energjetike

Haxhiu takohet me Mickoskin, në fokus projektet infrastrukturore dhe energjetike

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, gjatë vizitës së sotme zyrtare në Maqedoninë e Veriut, është takuar edhe me kryeministrin Hristijan Mickoski, me të cilin ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve dhe avancimin e projekteve të përbashkëta.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka bërë të ditur se vëmendje të veçantë gjatë takimit u është kushtuar projekteve infrastrukturore, përfshirë lidhjen rrugore Prizren–Tetovë dhe autostradën Shkup–Bllacë, si dhe ndërlidhjes energjetike.

“Interesi ynë i përbashkët është që këto projekte të realizohen sa më parë, në mënyrë që zotimet tona të kthehen në rezultate konkrete. Këto projekte kanë rëndësi përtej infrastrukturës. Ato e lehtësojnë lëvizjen e njerëzve dhe të mallrave, dhe njëkohësisht tregojnë se Kosova dhe Maqedonia e Veriut bashkëpunojnë si dy fqinjë të mirë”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo ka bërë të ditur se Kuvendi i Kosovës do t’i mbështesë këto projekte dhe do ta përcjellë nga afër realizimin e tyre deri në përfundim.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.