KORREKT / SOT27 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Vdes një punëtor në fshatin Dubravë të Istogut, arrestohet përgjegjësi i punëtorëve

Vdes një punëtor në fshatin Dubravë të Istogut, arrestohet përgjegjësi i punëtorëve

Një punëtor ka humbur jetën sot rreth orës 08:40 në një objekt në fshatin Dubravë të Komunës së Istogut.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Sipas tij, njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa punëtori i lënduar është dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Istog.

“Sot, rreth orës 08:40, Policia është njoftuar për një rast në fshatin Dubravë, në komunën e Istogut, ku një person është lenduar në një objekt. Njësitë përkatëse policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të hetuar rrethanat e këtij rasti. Viktima është dërguar në QKMF-Istog, aty nga ekipi mjekësor është konstatuar se kishte arritur pa shenja jete”, ka thënë Rugova.

Tuje ai tha se lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë, për obduksion, ndërsa rasti është iniciuar si “Asgjesimi, Dëmtimi ose Heqja e Paisjeve Mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Ndërkaq, siç tha Rugova Policia ka intervistuar përgjegjësin e punëtorëve dhe i njejti pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48-orë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.