KORREKT / SOT27 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

​Dita e 15-të e protestës, studentët marshojnë nga Ministria e Arsimit para Kryeministrisë

​Dita e 15-të e protestës, studentët marshojnë nga Ministria e Arsimit para Kryeministrisë

Protestuesit janë mbledhur sërish ditën e sotme në Tiranë, duke marshuar drejt Ministrisë së Arsimit në kuadër të protestave të zhvilluara ditët e fundit.

Studentët dhe qytetarët kanë nisur marshimin përgjatë Rrugës së Dibrës, për të mbërritur më pas përpara godinës së Ministrisë së Arsimit. Ky është itinerari që protestuesit kanë ndjekur edhe në protestat e mëparshme.

Përpara ministrisë, efektivët e Policisë kanë vendosur një kordon sigurie për të mbajtur nën kontroll situatën. Deri më tani, protesta po zhvillohet e qetë dhe nuk raportohen incidente, shkruan rtsh.

Pas ndalimit përpara Ministrisë së Arsimit, pritet që protestuesit të vijojnë marshimin drejt Kryeministrisë, ashtu siç kanë bërë edhe në tubimet e mëparshme.

Gjatë grumbullimit, një grup protestuesish dogjën disa kartona dhe dy kosha mbeturinash përpara godinës së ministrisë, ndërsa pjesëmarrësit brohoritën thirrje si “Dorëheqje” dhe “Revolucion”.

Pas rreth dy orësh qëndrimi para Ministrisë së Arsimit, protestuesit, kryesisht të rinj dhe studentë, marshuan drejt Kryeministrisë, ku vijuan tubimin e tyre.

Ata përsëritën kërkesën për largimin e kreut të qeverisë dhe refuzuan sërish ftesën e tij për dialog.

Më pas, turma u drejtua përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, në drejtim të Kryeministrisë, zonë e cila në ditët e fundit është kthyer në një nga pikat kryesore të protestave.

Ndryshe nga ditët e mëparshme, kur protestat u shoqëruan me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë, protesta e kësaj të marte u zhvillua pa incidente të rëndësishme.

Në përplasjet e ditëve të kaluara mbetën të lënduar dhjetëra persona, mes tyre efektivë policie dhe protestues.

Pavarësisht thirrjeve të përsëritura të kryeministrit për dialog, studentët dhe të rinjtë kanë mbajtur të pandryshuar qëndrimin e tyre, duke këmbëngulur se kërkesa kryesore mbetet dorëheqja e Edi Ramës.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.