Ministria holandeze e Bujqësisë njoftoi se gripi i shpendëve është zbuluar në një fermë shpendësh në Lutjegast, një fshat në provincën veriore holandeze të Groningenit, çka ka detyruar autoritetet të asgjësojnë 45,000 pula vezëtare.
Sipas ministrisë, ky është rasti i parë i raportuar në Holandë që nga muaji korrik, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Sipas tyre, transmetuesi rajonal RTV NOF raportoi se ferma e prekur mban pula që bëjnë vezë.
Autoritetet vendosën menjëherë një ndalim të transportit brenda një rrezeje prej 10 kilometrash nga ferma, për të parandaluar përhapjen e virusit.
Ky ndalim përfshin transportin e shpendëve, vezëve, plehut dhe materialeve të përdorura për shtrojën e shpendëve brenda zonës së caktuar, e cila shtrihet në pjesë të provincave të Groningenit dhe Frieslandit.
Sipas raportit, zona e kufizuar përfshin edhe 21 biznese të tjera bujqësore.
Ministria deklaroi se, për momentin, ky shpërthim nuk e bën të nevojshme vendosjen e masave kufizuese për shpendët në nivel kombëtar apo rajonal. /Telegrafi/

