KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

​Laporta: Yamal e meritonte Topin e Artë

​Laporta: Yamal e meritonte Topin e Artë

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka deklaruar se Lamine Yamal i kishte dëshmuar meritat për ta fituar Topin e Artë 2026, pavarësisht se nuk arriti ta fitojë çmimin prestigjioz individual.

Laporta shprehu mbështetjen e tij për talentin 19-vjeçar, duke kërkuar që ai të rrethohet me dashuri dhe përkrahje pas zhgënjimit në garën për këtë çmim.

“Lamine i ka dëshmuar mjaftueshëm meritat e tij për të qenë fitues i Topit të Artë, por këtë herë nuk ndodhi”, është shprehur Laporta.

Kreu i klubit katalanas theksoi se Yamal duhet të vazhdojë të marrë mbështetjen e duhur, duke besuar se ylli i Barcelonës ka ende mundësi ta fitojë këtë çmim në të ardhmen.

“Duhet ta rrethojmë Lamine me dashuri dhe mbështetje, sepse këtë meriton. Ai mund ta fitojë çmimin vitin e ardhshëm”, deklaroi presidenti i Barcelonës.

Pavarësisht se mbeti pa Topin e Artë në edicionin e vitit 2026, Yamal vazhdon të konsiderohet një prej talenteve më të mëdha të futbollit botëror dhe një prej figurave kryesore të projektit të Barcelonës.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.