KORREKT / SOT27 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Bastisje në Kavadar, gjenden armë dhe mjete të ndaluara për gjueti – ndalohet një person

Bastisje në Kavadar, gjenden armë dhe mjete të ndaluara për gjueti – ndalohet një person

MPB Maqedoni njofton se dje (26.10.2026), rreth orës 15:00, nëpunës policorë të Stacionit Policor për Mbikëqyrje Kufitare Mihajllovë, pranë Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare – Jug, të Repartit për Krim Ndërkufitar, Migracion, të Huaj dhe Riatdhesim pranë qendrës së njëjtë rajonale, si dhe të NJPB Kavadar, e kanë privuar nga liria J.P. (69) nga Kavadari.

Pas ndërmarrjes së masave dhe sigurimit të informatave, me urdhër gjykate janë realizuar bastisje në shtëpinë e tij të pushimit dhe në objektet ndihmëse në vendin e quajtur „Vasov Grad“, në rrethinë të Kavadarit, si dhe në banesën ku jeton në Kavadar.

“Gjatë bastisjes në shtëpinë e pushimit, personi ka dorëzuar vullnetarisht një pushkë gjahu të markës „Zastava“, tre fishekë gjahu të kalibrit 12, rreth 13 kilogramë mish kaprolli dhe nëntë mjete të ndaluara për gjueti (kurthe), nga të cilat në njërin kishte mbetje të gjurmëve biologjike”.

“Është njoftuar prokurori publik dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personit do të ngrihen kallëzime për veprat penale „Gjueti e paligjshme“, sipas nenit 228, dhe „Përpunimi, mbajtja dhe tregtimi i palejuar i armëve dhe lëndëve shpërthyese“, sipas nenit 396 të Kodit Penal”, thonë nga MPB.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.