KORREKT / SOT27 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Tension në Komisionin për Ekonomi, shkak mungesa e kryetares së Autoritetit të Konkurrencës

Tension në Komisionin për Ekonomi, shkak mungesa e kryetares së Autoritetit të Konkurrencës

Përplasje mes kryetarit të Komisionit për Ekonomi, Arben Mustafa, dhe anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje ka pasur gjatë diskutimeve në Komisionin për Ekonomi, pas mungesës së Naime Binaku-Isufit, kryetare e Autoritetit të Konkurrencës, e cila ishte ftuar për raportim.

Sipas gazetares së Klan Kosova, Sala Gashi, e cila po përcjell nga afër ngjarjen, Mustafa bëri të ditur se Binaku-Isufi nuk ka marrë pjesë në mbledhje, duke thënë se ajo e ka refuzuar pjesëmarrjen.

Ai gjithashtu deklaroi se, sipas tij, kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës nuk ka thirrur asnjë mbledhje të këtij institucioni për më shumë se një vit, transmeton Klankosova.tv.

Këto deklarata u kundërshtuan nga anëtarët e LVV-së, duke çuar në përplasje verbale mes tyre dhe Mustafës.

Pavarësisht mungesës së Binaku-Isufit, Mustafa insistoi që mbledhja të vazhdojë dhe që të mbahet rendi i ditës.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.