KORREKT / SOT27 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gjendet i shtrirë në tokë me lëndime të rënda, viktima nga Deçani dërgohet në QKUK

Gjendet i shtrirë në tokë me lëndime të rënda, viktima nga Deçani dërgohet në QKUK

Një person është gjetur me lëndime të rënda trupore në fshatin Baballoq të Deçanit, ndërsa për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 26 tetor 2026, rreth orës 14:40.

Viktima, mashkull kosovar, është gjetur i shtrirë në tokë nga një dëshmitar, gjithashtu mashkull kosovar, i cili ka njoftuar për rastin.

Sipas informatave të dhëna në raportin policor, viktima kishte pësuar lëndime të rënda trupore. Pas vlerësimit nga mjeku kujdestar, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, ai është dërguar në QKUK për trajtim të mëtejshëm mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, të cilat kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme lidhur me rastin.

Deri më tani, nuk janë bërë të ditura rrethanat se si ka ndodhur ngjarja dhe as shkaku që çoi në lëndimin e viktimës.

Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.