Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje ka tentuar t’i sulmojë me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur.
Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 26 tetor rreth orës 17:39.
Gjatë ndërhyrjes, policia ka konfiskuar një thikë, e cila dyshohet se është përdorur në rast.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Burimi: klankosova.tv ↗

