KORREKT / SOT26 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Protestuesit i vënë flakën posterit me Edi Ramën dhe Aleksandar Vuçiqin

Protestuesit i vënë flakën posterit me Edi Ramën dhe Aleksandar Vuçiqin

Disa protestues në Tiranë kanë zgjedhur një mënyrë të pazakontë për të shprehur revoltën e tyre kundër kryeministrit Edi Rama.

Ndërsa ishin në bulevardin “Martirët e Kombit”, ata i vunë zjarrin një fotografie të Ramës dhe ish-udhëheqësit serb Aleksandar Vuçiq, i cili humbi në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u mbajtën ditën e mëparshme.

Protestuesit marshuan nga Ministria e Arsimit tek Kryeministria.

Ashtu si edhe më parë, edhe në ditën e 14-të, protesta në Tiranë nisi tek Ministria e Arsimit. Pavarësisht mobilizimit të policisë, tek Rruga e Durrësit nuk u shënua asnjë përplasje.

Video LSA

Në javën e dytë të revoltës, protestuesit vijuan me thirrjet kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar largimin e tij.

Në mbështetje të studentëve, protestës tek Ministria e Arsimit iu bashkuan edhe pedagogët.

Pas qëndrimit prej rreth tre orësh tek Ministria e Arsimit, protestuesit u zhvendosën drejt Kryeministrisë, gjithashtu në mënyrë paqësore, pa regjistruar akte dhune, siç ka ndodhur në ditët e kaluara.

Ndërkohë, edhe përpara godinës së qeverisë tubimi është zhvilluar i qetë, pa përplasje mes efektivëve të policisë, të cilët këtë të hënë ishin më të paktë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.