KORREKT / SOT26 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Flick u jep dy ditë pushim lojtarëve të Barcelonës: Duhet të kujdesemi për rikuperimin

Flick u jep dy ditë pushim lojtarëve të Barcelonës: Duhet të kujdesemi për rikuperimin

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka vendosur t'u japë dy ditë pushim futbollistëve të skuadrës katalanase pas stërvitjes së radhës.

Gjermani synon që lojtarët të rikuperohen sa më mirë dhe të rikthehen në gjendje optimale fizike për sfidat e ardhshme.

“Ne nuk jemi aq të brishtë, mund ta ndryshojmë këtë. Lojtarët do të kenë dy ditë pushim pas stërvitjes së nesërme”, deklaroi Flick në konferencën për shtyp.

Tekniku gjerman theksoi gjithashtu rëndësinë e kujdesit ndaj trupit, duke u kërkuar futbollistëve të bëjnë zgjedhjet e duhura sa i përket ushqimit, gjumit dhe rikuperimit fizik. Flick dëshiron që të gjithë lojtarët të jenë në formë dhe të gatshëm për vazhdimësinë e sezonit./Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.