KORREKT / SOT26 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Dita e 14-të e protestave në Tiranë, studentët marshojnë drejt Kryeministrisë

Dita e 14-të e protestave në Tiranë, studentët marshojnë drejt Kryeministrisë

Protestat e studentëve dhe të rinjve në Tiranë kanë vazhduar edhe të hënën, për të 14-ën ditë radhazi. Pas grumbullimit para Ministrisë së Arsimit, protestuesit kanë marshuar drejt Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sipas raportimeve të mediave në Shqipëri, protestës i janë bashkuar edhe pedagogë dhe qytetarë, ndërsa marshimi në rrugët e kryeqytetit është zhvilluar në mënyrë paqësore.

Siç raporton RTSH, gjatë grumbullimit para Ministrisë së Arsimit, protestuesit kanë brohoritur “Dorëheqje” dhe “Revolucion”, ndërsa në zonë ishte vendosur një kordon policor për monitorimin e situatës.

Sipas ATSH-së, kreu i Sindikatës së Universiteteve, Aleksandër Kovaçi, ka deklaruar se pedagogët do të vazhdojnë t’i mbështesin protestat e studentëve, duke theksuar se bojkoti i mësimit është vullnetar.

“Bojkoti është vullnetar dhe nuk besoj se ka studentë mjaftueshëm nëpër salla për të zhvilluar mësim”, është shprehur ai.

Ndërkohë, Top Channel raporton se protestuesit janë ndalur para Kryeministrisë, ku kanë vendosur një pankartë me karikaturën e Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiçit në tryezën e dialogut të vendosur pranë shkallëve të Kryeministrisë. Më pas, protestuesit e kanë grisur dhe i kanë vënë flakën karikaturës.

Protestuesit kanë refuzuar sërish ftesën e kryeministrit Rama për dialog, ndërsa protestat që po vazhdojnë prej dy javësh janë shoqëruar në ditët e mëparshme edhe me tensione dhe përplasje me Policinë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.