KORREKT / SOT26 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Nga motivi leopard te fustani me pika – Kim Kardashian vjen me një tjetër paraqitje të guximshme në Romë

Nga motivi leopard te fustani me pika – Kim Kardashian vjen me një tjetër paraqitje të guximshme në Romë

Kim Kardashian ka tërhequr vëmendjen në Romë me një tjetër paraqitje elegante, kësaj radhe duke zëvendësuar fustanin me motive leopardi me një fustan të bardhë me pika të zeza dhe prerje të guximshme në pjesën e ijeve.

Ylli amerikan u shfaq në promovimin e sezonit të dytë të serialit “All’s Fair”, ku kishte zgjedhur një krijim të dizajneres Galia Lahav.

Fustani me korse pa rripa, dekolte në formë zemre, detaje dantelle dhe bisht të gjatë i dha pamjes së saj një karakter të veçantë.

Kim pozoi edhe me dy dalmatinë, motivet e të cilëve përputheshin me pikat e zeza të fustanit të saj.

Në fotografitë e realizuara në një tarracë me pamje nga Bazilika e Shën Pjetrit, ajo u shfaq së bashku me koleget e serialit, Naomi Watts, Sarah Paulson dhe Niecy Nash-Betts si dhe me nënën e saj, Kris Jenner.

Më herët, në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Romë, Kardashian kishte veshur një fustan vintage të shtëpisë së modës Yves Saint Laurent, me motive leopardi dhe shall nga i njëjti material.

Sezoni i dytë i serialit “All’s Fair” pritet të nisë më 4 nëntor në platformën Hulu, e në Evropë do të publikohet në Disney+. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.