Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për plagosjen e rëndë në sy të 28-vjeçarit, Erjon Vishkulli.
“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë bën me dije se ka regjistruar kryesisht procedimin penal nr.7806, të vitit 2026, për veprat penale të parashikuara nga nenet 248 dhe 250 të Kodit Penal, në lidhje me dëmtimin e shtetasit E.V. gjatë protestave të zhvilluara në kryeqytet”, njofton Prokuroria, transmeton Klankosova.tv
Erjon Vishkulli u plagos me plumb gome në sy, të dielën mbrëma, 24 tetor, gjatë protestës kombëtare që u zhvillua në kryeqytetin shqiptar.
Ai u dërgua menjëherë në spital, ku iu nënshkrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, më pas u transportua drejt Italisë për një trajtim mjekësor më të specializuar.TvKlan

