KORREKT / SOT26 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ligji për Dhomat e Specializuara, Nagavci: Kuvendi ka dy mundësi pas kthimit nga presidentja

Ligji për Dhomat e Specializuara, Nagavci: Kuvendi ka dy mundësi pas kthimit nga presidentja

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka thënë se pas kthimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara nga presidentja, Kuvendi ka dy mundësi: ta hedhë poshtë kërkesën e saj me 61 vota ose ta miratojë sërish propozimin për kthimin e ligjit.

Duke folur pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Nagavci ka thënë se çështja duhet të shqyrtohet fillimisht nga Komisioni për Legjislacion, i cili më pas duhet t’i paraqesë Kuvendit raportin dhe rekomandimet e veta.

“Pas kthimit të projektligjit nga presidentja, janë dy mundësi që Kuvendi me 61 vota të hedhë poshtë propozimin e presidentes, apo e kundërta ta miratojë pra propozimin për rikthimin e projektligjit. Tashmë ka tri precedente në lidhje me këtë: është një aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese, në rastin Jahjaga, e cila e tregon, i cili aktgjykim pra e tregon që nuk ka hapësirë për të bërë amandamentimin apo ndryshimin e ligjit. I njëjti hidhet poshtë, apo mbetet në fuqi, ndërkohë që janë edhe dy projektligje të cilat ishin kthyer me të drejtën e vetos nga ish-presidentja Vjosa Osmani, të cilat të njëjtat kanë mbetur pra pa u shqyrtuar saktësisht, janë hedhur poshtë. Gjithsesi, kjo është një çështje që duhet ta shqyrtojmë. E dini që janë katër javë nga letra e presidentes, është në radhë të parë Komisioni për Legjislacion që duhet ta shqyrtojë këtë kërkesë të presidentes, dhe i njëjti pastaj do të na drejtohet Kuvendit me raportin ku duhet të shqyrtojë kërkesën gjegjësisht të japë rekomandimet e veta. Kështu që unë besoj që edhe kjo do të trajtohet me kujdes”, tha Nagavci.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.