KORREKT / SOT26 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

13 ditë protesta në Shqipëri, Rama fton sërish studentët në dialog

13 ditë protesta në Shqipëri, Rama fton sërish studentët në dialog

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përsëritur këtë të hënë thirrjen për dialog me studentët, pas 13 ditësh protestash që kanë përfshirë kryeqytetin.

Përmes një postimi, Rama ka publikuar pamje të ulëseve të vendosura para Kryeministrisë, duke përcjellë mesazhin e tij për gatishmëri për dialog.

Protestat kanë vijuar për 13 ditë radhazi, ndërsa gjatë tyre janë shënuar përplasje të ashpra mes policisë dhe protestuesve.

Studentët po kërkojnë dorëheqjen e Ramës, duke e cilësuar atë si zgjidhjen e vetme për tejkalimin e situatës.

Ndërkaq, kryeministri ka deklaruar se mbetet i hapur për dialog me studentët, por ka përjashtuar mundësinë e dorëheqjes. Sipas tij, mandati i tij mbështetet në një kontratë me qytetarët, të cilën nuk mund ta ndërpresë në këto rrethana. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.