Gjendja e motoçiklistit të aksidentuar gjatë fundjavës në Mitrovicë vazhdon të jetë e rëndë.
Gazetari korrespodent i Klan Kosova, Urall Boshnjaku, në emisionin “Ora Shtatë” bëri të ditur se 41-vjeçari është duke marrë trajtim në QKUK, transmeton Klankosova.tv.
“Motoristi ka pësuar lëndime jashtëzakonisht serioze dhe ishte dërguar në Spitalin Rajonal të Mitrovicës pa vetëdije, meqë ishte goditur me një makinë”, u shpreh Boshnjaku.
Burimi: klankosova.tv ↗

