Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Kryqi i Kuq siguroi ndihmë urgjente humanitare për popullatën e evakuuar në Kërçovë

    January 8, 2026

    Një miliard euro për Kosovën po presin një “po” nga deputetët

    January 8, 2026

    Solskjaer mund të marrë një bonus marramendës nëse Man United kualifikohet në Ligën e Kampionëve

    January 8, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Kryqi i Kuq siguroi ndihmë urgjente humanitare për popullatën e evakuuar në Kërçovë
    • Një miliard euro për Kosovën po presin një “po” nga deputetët
    • Solskjaer mund të marrë një bonus marramendës nëse Man United kualifikohet në Ligën e Kampionëve
    • Nafta e Venezuelës në qendër, SHBA zbulon planin e saj
    • Zjarr i madh në një fabrikë në Gjakovë, policia jep detaje
    • Kushtet atmosferike, transporti publik mund të pezullohet në disa zona në Prishtinë
    • Xheneta ngacmon Kushtrimin: Shpejt e harrove Sasën, me tri tani mbet pa asnjë
    • La Amerikën për Shqipërinë, John Shkëmbi kontribuon në sigurinë kibernetike të Forcave të Armatosura
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Thursday, January 8
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
      • Zgjedhjet e 28 dhjetorit
      • Zgjedhjet parlamentare 2025
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » Sa para fiton secila skuadër në Superkupën e Spanjës? Rritje historike e shpërblimeve për vitin 2026

    Sa para fiton secila skuadër në Superkupën e Spanjës? Rritje historike e shpërblimeve për vitin 2026

    korrektpressBy korrektpressJanuary 5, 2026 Athletic bilbao 2 Mins Read
    Sa para fiton secila skuadër në Superkupën e Spanjës? Rritje historike e shpërblimeve për vitin 2026
    Sa para fiton secila skuadër në Superkupën e Spanjës? Rritje historike e shpërblimeve për vitin 2026
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Superkupa e Spanjës po përgatitet për një edicion historik në vitin 2026. Pas triumfit të Barcelonës në vitin 2025, Federata Mbretërore Spanjolle e Futbollit (RFEF) ka vendosur të rrisë ndjeshëm shpërblimet financiare, me synimin për t’i dhënë më shumë peshë turneut dhe për të motivuar skuadrat pjesëmarrëse.

    Shuma totale e shpërndarë rritet nga 19 milionë euro në vitin 2025, të ndara mes Barcelonës, Real Madridit, Athletic Clubit dhe Mallorcës, në rreth 23 milionë euro për edicionin 2026. Këtë herë, përfitues do të jenë Barcelona, Real Madridi, Atletico Madridi dhe Athletic Clubi.

    Megjithatë, shpërndarja e parave nuk është lineare. Çdo klub përfiton sipas kritereve të caktuara si titujt e fituar, historia e klubit dhe audienca televizive, çka bën që shumat të ndryshojnë në bazë të suksesit historik dhe atij të viteve të fundit.

    Edicioni i fundit i Superkupës shkaktoi polemika, pasi Real Madridi dhe Barcelona përfituan nga 6 milionë euro secili, Athletic Club mori 2 milionë euro, ndërsa Mallorca vetëm 850 mijë euro. Përveç kësaj, skuadrat gjysmëfinaliste përfituan nga 1 milion euro, ndërsa kampioni mori edhe 2 milionë euro shtesë. Athletic Club madje kërkoi publikisht një shpërndarje më të drejtë të të ardhurave mes pjesëmarrësve.

    Në terma të përgjithshëm, Superkupa e Spanjës gjeneron një të ardhur totale prej 51.9 milionë eurosh për RFEF-në. Këto të ardhura vijnë nga tre burime kryesore: sponsorimet, që sjellin rreth 27 milionë euro, organizimi dhe pjesëmarrja me 11.5 milionë euro, si dhe të drejtat televizive që kapin vlerën e 12.69 milionë eurove.

    Një aspekt i rëndësishëm është fakti se rreth 28 milionë euro nga këto të ardhura shkojnë për futbollin jo-profesionist në Spanjë. Kjo forcon ndikimin ekonomik të Superkupës përtej klubeve elitare dhe tregon se turneu kontribuon në zhvillimin e gjithë strukturës së futbollit spanjoll./Telegrafi

    TË TJERA

    Ylli i Real Madridit pritet të luajë ndaj Atleticos pavarësisht problemit me një lëndim

    Chelsea synon një përpjekje të dytë për transferimin e yllit të Barcelonës

    Real Madridit i ofrohet mundësia ta transferojë super yllin anglez për 70 milionë euro

    E pranon ish-trajneri i Barcelonës: Pas katër viteve pritje, klubi më ka paguar borxhin

    Hansi Flick ka një “problem të bekuar” në sulm

    Real Madridi tregon interes konkret për mbrojtësin qendror të Borussia Dortmund

    Barcelona tundohet nga oferta 100 milionëshe për Raphinhan

    LEXO GJITHASHTU

    Kryqi i Kuq siguroi ndihmë urgjente humanitare për popullatën e evakuuar në Kërçovë

    January 8, 2026

    Një miliard euro për Kosovën po presin një “po” nga deputetët

    January 8, 2026

    Solskjaer mund të marrë një bonus marramendës nëse Man United kualifikohet në Ligën e Kampionëve

    January 8, 2026

    Nafta e Venezuelës në qendër, SHBA zbulon planin e saj

    January 8, 2026
    TË TJERA

    Zjarr i madh në një fabrikë në Gjakovë, policia jep detaje

    January 8, 2026

    Kushtet atmosferike, transporti publik mund të pezullohet në disa zona në Prishtinë

    January 8, 2026

    Xheneta ngacmon Kushtrimin: Shpejt e harrove Sasën, me tri tani mbet pa asnjë

    January 8, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.