KORREKT / SOT26 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Moti

Diell, shi dhe mjegull – ja çfarë moti e pret Kosovën gjatë pesë ditëve të ardhshme

Diell, shi dhe mjegull – ja çfarë moti e pret Kosovën gjatë pesë ditëve të ardhshme

Kosova gjatë pesë ditëve të ardhshme pritet të karakterizohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të pjesshme.

Sipas parashikimit meteorologjik, të hënën në disa zona priten riga të izoluara shiu, ndërsa të martën dhe të mërkurën mund të krijohen kushte për mjegull gjatë orëve të para të mëngjesit.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 10 deri në 15 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga drejtimet verilindore dhe veriperëndimore, me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra në sekondë.

Dita e hënë parashihet të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa në disa zona mund të ketë riga të izoluara shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 9 deri në 12 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga drejtimi veriperëndimor, me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra në sekondë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.