Rezultatet e para të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Serbi pritet të publikohen sonte, mes orës 21:30 dhe 22:00, nga Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSID) dhe IPSOS Serbia.
Sipas njoftimeve të publikuara, këto organizata do të kryejnë numërimin paralel të votave dhe do të publikojnë vlerësimet e para për rezultatet zgjedhore.
Të dhënat pritet të përditësohen në vazhdimësi gjatë mbrëmjes, deri në publikimin e vlerësimit paraprak të rezultateve dhe projeksionit për ndarjen e mandateve në Kuvendin e Serbisë.
CeSID dhe IPSOS kanë përgatitur një mostër prej 750 vendvotimesh për të mbledhur të dhëna gjatë procesit zgjedhor. Organizatat kanë bërë të ditur se vlerësimet paraprake do të publikohen kur të dhënat të jenë mjaftueshëm të besueshme dhe të qëndrueshme.
Burimi: lajmi.net ↗

