Qendrat e votimit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi pritet të mbyllen në orën 20:00, kur përfundon edhe heshtja zgjedhore.
Në disa qendra votimi, ku pati ndërprerje të procesit të votimit, orari do të zgjatet për aq kohë sa zgjati ndërprerja, shkruan REL, transmeton klankosova.tv.
Po ashtu, të gjithë personat që janë duke pritur në radhë para qendrave të votimit kanë të drejtë të votojnë edhe pas orës 20:00.
Burimi: klankosova.tv ↗

