KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Bajrami: Rryma nga KEK-u kushton 29.6 euro/MWh, ndërsa importi arrin në 450.93 euro/MWh

Bajrami: Rryma nga KEK-u kushton 29.6 euro/MWh, ndërsa importi arrin në 450.93 euro/MWh

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka ngritur shqetësime për shpenzimet e importit të energjisë elektrike në Kosovë, duke deklaruar se nga janari i vitit 2021 deri në shtator të vitit 2026 janë paguar 1.03 miliard euro për import të energjisë.

Përmes një postimi, Bajrami ka theksuar se çmimi i importit të energjisë elektrike ka arritur deri në 450.93 euro për megavat-orë (MWh), gjatë intervalit kohor nga ora 17:00 deri në 18:00.

Ajo ka krahasuar këtë çmim me koston prej 29.6 eurosh për MWh, që sipas saj paguhet kur energjia blihet nga KEK-u.

Bajrami ka vlerësuar se shuma e shpenzuar për importin e energjisë do të mund të investohej në ndërtimin e një termocentrali të ri, i cili, sipas saj, tashmë do të mund të ishte në funksion dhe të mundësonte edhe eksportimin e tepricave të energjisë elektrike.

Në fund të reagimit të saj, deputetja e LDK-së i është drejtuar Prokurorisë Speciale, duke kërkuar rezultate nga hetimet për atë që ajo e quan “mafia energjetike”, si dhe duke kërkuar përgjegjësi për situatën në sektorin energjetik. /Lajmi.net/

Postimi i plotë:

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.