KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ende në arrati i dyshuari për privimin nga jeta të djalit në Pogragjë

Ende në arrati i dyshuari për privimin nga jeta të djalit në Pogragjë

Kanë kaluar gati dy javë nga vrasja e rëndë në fshatin Pogragjë të Gjilanit, por personi i dyshuar për këtë rast ende nuk është arrestuar.

Bëhet fjalë për Ramiz Arifin, i cili dyshohet se më 11 tetor vrau me armë zjarri djalin e tij, Bajram Arifin, 29-vjeçar.

Burimet e Klanit konfirmojnë se ende nuk ka asnjë zhvillim të ri lidhur me ngjarjen tragjike.

"Ende nuk ka asnjë informacion, asnjë indicie se ku mund të ndodhet i dyshuari. Po punohet intensivisht për ta lokalizuar vendndodhjen e tij", i tha ky burim Klanit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur, më 11 tetor rreth orës 19:30, kur 29-vjeçari dyshohet se u qëllua me armë zjarri nga babai i tij.

Pas ngjarjes, i dyshuari dyshohet se është larguar nga vendi i krimit me një veturë, e cila më pas është gjetur.

Lidhur me rastin tragjik ka raportuar më herët edhe Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.