Një nga rivalitetet më të mëdha në futbollin botëror rikthehet sonte, kur Real Madridi dhe Barcelona do të përballen në kuadër të El Clasicos.
Përballja mes dy gjigantëve të futbollit spanjoll vjen me rivalitet të shtuar, pas fitores së Barcelonës ndaj Real Madridit në pranverë, me rezultat 2-0, triumf që i siguroi asaj titullin e La Ligës.
Vëmendja do të jetë te yjet e të dyja skuadrave, përfshirë Kylian Mbappen te Real Madridi dhe talentin e ri të Barcelonës, Lamine Yamal. Ky i fundit mungoi në El Clasicon e kaluar për shkak të lëndimit, por pritet të jetë në dispozicion për përballjen e sontme.
Rivaliteti mes dy skuadrave ka një histori të gjatë, që daton nga viti 1902.
El Clasico konsiderohet një nga ndeshjet më të ndjekura në futbollin botëror, jo vetëm për shkak të cilësisë së lojtarëve, por edhe për historinë dhe rivalitetin mes dy klubeve.
Aktualisht, bilanci midis tyre është i barabartë: të dyja skuadrat kanë arritur nga 106 fitore, ndërsa 52 ndeshje kanë përfunduar në barazim.

