KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Dallku: Futbollistët nuk ishin të koncentruar, nuk duhej të na ndodhte kjo (VIDEO)

Dallku: Futbollistët nuk ishin të koncentruar, nuk duhej të na ndodhte kjo (VIDEO)

Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku, është shprehur tejet i zhgënjyer me reagimin e skuadrës së tij pas pranimit të tre golave në përballjen e zhvilluar në Drenas.

Ndonëse klinasit kishin treguar stabilitet të lartë në mbrojtje duke pësuar vetëm gjashtë gola në 10 ndeshjet e para, kësaj radhe pësuan tre herë brenda një takimi, me dy shpërqendrime fatale në minutat 47 dhe 49 të ndeshjes.

I pyetur për këtë rënie të theksuar defanzive, timonieri i Dukagjinit theksoi për Klan Kosova se mungesa e fokusit ishte faktori kryesor.

Përpos koncentrimit, pa diskutim që nuk shpjegohet ndryshe. Sidomos fillimi i pjesës së dytë, pavarësisht golit të parë që pësuam, ku normalisht ishte meritë edhe e kundërshtarit. Në pjesën e dytë kërkuam nga djemtë që të jenë shumë të vëmendshëm, sidomos në dhjetëminutëshin e parë, e pastaj të shohim në qoftë se kishim mundësi të bëjmë diçka më shumë përpara. Mirëpo, goli i dytë dhe goli i tretë pothuajse janë gola të falur", tha Dallku.

Tekniku vuri në dukje se ngarkesa nga xhiroja paraprake ka lënë pasoja të dukshme te futbollistët e tij, si në rrafshin fizik, ashtu edhe në atë psikologjik.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.