Jeton Mehmeti ka informuar se ka dhënë dorëheqje nga pozita e trajnerit të Drenicës.
Ai përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka informuar se shkaku i “rrëthanave të krijuar së fundmi” e ka të pamundur vazhdimin në krye të Drenicës.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
“Miq të dashur ju informoj që sot kam dhënë dorëheqje nga detyra e kryetrenerit te KF Drenica, ishte një periudhë me plotë probleme e sfida e gjëra pozitive”.
“Falënderoj Kryetarin Halim Bajraktari për mundësinë e dhënë, gjithashtu falëndërim për lojtarët e deri tek mirëmbajtësit e ekonomët e klubit, gjithashtu falëndëroj gjithë ata që më suportuan, si dhe ata që me paragjykuan pa të drejt, rrethanat e krijuara së fundi e bënë të pamundur vazhdimin e bashkëpunimit të mëtejmë”.
“Kam punuar me pasion dhe përkushtim e profesionalizëm, gjë që tregojnë edhe rezultatet e arritura ku klubi është mbi pritshmërit, gjë që askush nuk besonte në këto rezultate,ndihem krenar me punën time dhe largohem me kokën lart e ndërgjegje të pastër”, shkroi ai.
Drenica ndërkohë renditet në pozitën e shtatë me 11 pikë pas 11 xhirove të zhvilluara./Telegrafi/

