KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Të mbijetuarit e abuzimit seksual miratojnë marrëveshjen prej 800 milionë dollarësh me Kryepeshkopatën e Nju-Jorkut

Të mbijetuarit e abuzimit seksual miratojnë marrëveshjen prej 800 milionë dollarësh me Kryepeshkopatën e Nju-Jorkut

Të mbijetuarit e abuzimit seksual nga klerikët kanë miratuar një marrëveshje prej 800 milionë dollarësh me Kryepeshkopatën Katolike të Nju-Jorkut, për zgjidhjen e pretendimeve të rreth 1.300 personave, raporton Reuters.

Avokatët e njoftuan miratimin të shtunën, ndërsa kryepeshkopata kishte pranuar pagesën në maj. Kjo është marrëveshja e dytë më e madhe e këtij lloji në Shtetet e Bashkuara, pas asaj prej 880 milionë dollarësh të arritur nga Kryepeshkopata e Los Anxhelosit në vitin 2024.

Firma ligjore “Jeff Anderson & Associates”, e cila përfaqëson 300 të mbijetuar, e cilësoi marrëveshjen si një moment të rëndësishëm në përpjekjet për drejtësi.

Përveç kompensimit financiar, Kryepeshkopata e Nju-Jorkut është zotuar të publikojë dokumente që lidhen me abuzuesit seksualë brenda Kishës.

Marrëveshja u mundëson të mbijetuarve të vazhdojnë betejat ligjore kundër kompanive të sigurimit të Kishës për kompensime shtesë, ndërsa kryepeshkopata shmang falimentimin, shkruan Reuters përcjell Dukagjini.

Kisha Katolike ka paguar miliarda dollarë në marrëveshje kompensimi në SHBA gjatë viteve të fundit. Këto procese u shtuan pasi Nju-Jorku dhe shtete të tjera miratuan ligje që u hapën përkohësisht rrugë viktimave të abuzimit seksual në fëmijëri të ngrinin padi edhe për raste të ndodhura dekada më parë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.