Autobusë dhe furgonë me targa nga Republika Srpska – pra, nga Bosnja dhe Hercegovina – janë vërejtur në disa lokacione në Novi Pazar, gjë që ka ngritur dyshime se votuesit po sillen nga Republika Srpska.
Në Novi Pazar, 94,063 qytetarë kanë të drejtë vote në 103 vendvotime, transmeton Telegrafi.
Ahmedin Binjosh, kryetar i Komisionit Zgjedhor të qytetit, ka deklaruar se deri në orën 12:00, pjesëmarrja e votuesve në Novi Pazar kishte arritur në 23.29 për qind të votuesve të regjistruar.
Sipas tij, të gjitha vendvotimet u hapën në kohë.
“Patëm disa probleme të vogla teknike, por ato nuk ndikuan në procesin e votimit apo në hedhjen e votave. Pati keqkuptime të herëpashershme mes anëtarëve të këshillave zgjedhorë, por ato u zgjidhën në vend dhe nuk pati ndërprerje,” tha Binjosh. /Telegrafi/

