KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Shkencëtarët zbulojnë rolin e gjenit DEAF1 në plakjen e muskujve: Ushtrimet mund të ngadalësojnë procesin

Shkencëtarët zbulojnë rolin e gjenit DEAF1 në plakjen e muskujve: Ushtrimet mund të ngadalësojnë procesin

Një studim i ri shkencor ka identifikuar gjenin DEAF1 si një faktor që mund të kontribuojë në dobësimin e muskujve me kalimin e moshës.

Studiuesit zbuluan gjithashtu se aktiviteti fizik mund të ulë nivelet e këtij gjeni dhe të ndihmojë në ruajtjen e ekuilibrit të proteinave në muskuj.

Studimi u krye nga shkencëtarë të Shkollës Mjekësore Duke-NUS në Singapor, në bashkëpunim me Spitalin e Përgjithshëm të Singaporit dhe Universitetin e Cardiffit.

Rezultatet u publikuan në revistën shkencore Proceedings of the National Academy of Sciences (PNAS), ndërsa eksperimentet u realizuan te mizat e frutave dhe minjtë e moshuar.

Si ndikon gjeni në muskuj?

Muskujt e shëndetshëm duhet të prodhojnë proteina të reja dhe të largojnë ato të vjetra ose të dëmtuara. Me kalimin e moshës, ky ekuilibër mund të prishet. Sipas studiuesve, rritja e aktivitetit të DEAF1 lidhet me aktivizimin e tepërt të rrugës qelizore mTORC1, e cila rregullon prodhimin e proteinave.

Si pasojë, qelizat muskulore mund të prodhojnë më shumë proteina, ndërsa largojnë më pak prej atyre të dëmtuara. Kjo grumbullim mund të dëmtojë funksionimin e qelizave dhe të kontribuojë në dobësimin e muskujve.

Gjatë eksperimenteve, rritja e niveleve të DEAF1 te kafshët u shoqërua me dobësim më të shpejtë të muskujve. Ndërsa ulja e tij ndihmoi në përmirësimin e ekuilibrit të proteinave dhe rikthimin e forcës muskulore.

Ushtrimet mund të ndihmojnë në ngadalësimin e procesit

Studiuesit zbuluan se aktiviteti fizik aktivizon proteina që ulin nivelet e DEAF1, duke ndihmuar muskujt të largojnë proteinat e dëmtuara dhe të ruajnë funksionin e tyre.

Megjithatë, përfitimet mund të ndryshojnë nga një individ te tjetri. Kur nivelet e DEAF1 janë shumë të larta ose aktiviteti i proteinave FOXO është tepër i ulët, ushtrimet mund të mos mjaftojnë për të rikthyer plotësisht funksionin muskulor.

Studiuesit po shqyrtojnë gjithashtu mundësinë që ndërhyrjet që synojnë këtë gjen të ndihmojnë në të ardhmen personat që nuk mund të ushtrohen, përfshirë disa pacientë pas operacioneve të mëdha ose gjatë trajtimit të kancerit.

Për momentin, kjo mbetet një mundësi kërkimore. Ende duhet të konfirmohet nëse i njëjti mekanizëm funksionon te njerëzit dhe nëse ndërhyrja në nivelet e DEAF1 do të ishte e sigurt.

Prandaj, rezultatet nuk nënkuptojnë se shkencëtarët kanë zbuluar një trajtim të gatshëm kundër plakjes së muskujve. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.