KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Shqiptarët e Luginës së Preshevës votojnë për të ardhmen e tyre politike

Shqiptarët e Luginës së Preshevës votojnë për të ardhmen e tyre politike

Shqiptarët e Luginës së Preshevës po votojnë për të përcaktuar përfaqësuesit e tyre në Parlamentin e Serbisë, me synimin që përmes përfaqësimit politik të mbrojnë të drejtat e tyre dhe të çojnë përpara kërkesat e komunitetit shqiptar.

Përmes një liste të përbashkët zgjedhore, përfaqësuesit shqiptarë synojnë të forcojnë zërin e tyre në institucionet shtetërore të Serbisë dhe të sigurojnë përfaqësim më të fuqishëm të banorëve të Luginës së Preshevës.

Përfaqësuesit e koalicionit u kanë bërë thirrje qytetarëve me të drejtë vote që të marrin pjesë sa më masivisht në zgjedhje, duke theksuar rëndësinë e votës në përcaktimin e përfaqësimit politik dhe në adresimin e problemeve me të cilat përballen shqiptarët e kësaj treve.

Thirrje për pjesëmarrje në votime kanë bërë edhe krerët e shtetit të Kosovës dhe liderë të partive politike, të cilët kanë inkurajuar shqiptarët e Luginës që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të zgjedhur përfaqësuesit në institucionet e Serbisë.

Ndër çështjet kryesore që kërkojnë zgjidhje mbeten pasivizimi i adresave, mosnjohja e diplomave të Kosovës dhe mungesa e investimeve në komunat e banuara me shqiptarë. Këto probleme vazhdojnë të jenë ndër shqetësimet kryesore të komunitetit shqiptar në Luginën e Preshevës.

Përmes përfaqësuesve të zgjedhur, shqiptarët synojnë që këto çështje të marrin trajtim më konkret institucional, ndërsa kërkesat për respektimin e të drejtave, zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e pozitës së tyre të jenë më të pranishme në agjendën e institucioneve të Serbisë.

Që nga viti 2007 dhe deri në vitin 2020, shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk kanë fituar më shumë se një ulëse në Kuvendin e Serbisë. Ndaj, 2020-ta mbetet viti që për herë të parë bëri bashkë të gjithë shqiptarët në një listë zgjedhore dhe e vetmja herë kur u siguruan tri ulëse në Parlament të Serbisë.

Edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Serbisë të 25 tetorit 2026, i bënë bashkë sërish të gjitha partitë politike shqiptare nga Presheva, Bujanoci e Medvegja.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.