Një person është gjetur i shtrirë në rrugë në Skenderaj, ndërsa pas dërgimit në emergjencë është konstatuar se ishte pa shenja jete.
Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 24 tetor 2026, rreth orës 14:00.
Viktima, mashkull, është dërguar në emergjencën e Skenderajt, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e tij.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente. /Telegrafi/
Burimi: telegrafi.com ↗

