Ndeshja e xhiros së 11-të në LPFMV e luajtur në Gostivar solli barazim pa gola, 0:0. Me ndarjen e pikëve Shkëndija ruan pozitën e parë në renditje, para Strugës.
Artim Pollozhani: “Patjetër është që është një ndeshje derbi, është një ndeshje që ne e kishim me patjetër ta fitonim, sepse unë akoma mendoj që ne kemi akoma më shumë cilësi se kundërshtari, por që me një bllok të ulët të kundërshtarit gjatë gjithë kohës u tregua e vështirë të realizonim planin. Luajtëm mirë në pjesën e parë, mendoj që patëm raste shënimj në pjesën e parë, por që nuk nuk ia dolëm të finalizonim. Tani duke ardhur pastaj tek ajo çështja tjetër që në fund, rivalit i’u hoqe dy gola, po, por janë pozicione jashtë loje, ashtu si edhe neve që na anulua një gol për pozicion jashtë loje në pjesën e parë. Mendoj se duhet të jemi më cinik në ato minuta nga fundi, nuk mund ose nuk kemi të drejtë që të dorëzojmë topa edhe të dorëzojmë praktikisht gol.”
…a mund të kishim kërkuar më shumë…
Artim Pollozhani: “Patjetër kur i referohesh kësaj është me patjetër që tu referohesh edhe disa balancave ose disa ekuilibrave që i ke. Tani ne në momentin për shembull që duhet t’i ruajmë këto ekuilibra, sepse ne mund të fusim sulmues, por duhet të heqim një nga mesfusha, kështu që ekuilibri bie, prandaj edhe është e vështirë pastaj, sepse duhet kujdes kur luan me kundërshtarin direkt.”
…diferenca në krye të tabelës 1 pikë…
Artim Pollozhani: “Mendoj se me një pikë del kampion. Mendoj kështu në qoftë se nuk gaboj, në fund mund me një gol më shumë apo me një pikë bëhesh kampion. Tani nuk e di tendencën e pyetjes, por që kampionati është i gjatë edhe unë mendoj që ky ekip ka potencial për të dalë kampion.”
…Vardari i kujdesshëm në mbrojtje…
Artim Pollozhani: “Është e thjeshtë për ta kuptuar, sepse është më e thjeshtë kur ti mbrohesh, mbrohesh me një bllok të ulët. Është jashtëzakonisht e thjeshtë ta bësh atë. I vendos mbrapa linjën e stopit dhe është e thjeshtë. Tani ne nuk jemi ekip që mbrohemi. Nëse do të mbroheshim edhe ne, të mbroheshin edhe ata, ndeshja nuk do kishte ndonjë farë lloj logjike. Tani te pjesa e manovrës, unë mendoj që akoma më shumë duhet të kapim thellësinë. Ne në pjesën e parë tre herë tentuam të kapim thellësinë edhe te të tre rastet ne rrezikuam me një gol të anuluar, pastaj edhe rasti i Ndzengues. Kështu që nuk mund të presim, nuk e taktikizojmë lojën, domethënë ne e kërkojmë lojë, derisa Vardari taktizoi dhe kishte disiplinë në vendosje. U kthyem gjithë mbrapa, po ta vështrosh, nuk kishte asnjë ndërtim loje nga poshtë, e merrte portieri topin dhe direkt jepte top të gjatë. Ata ishin me bllok të ulët, prisnin gabimet tona, e prisnin topin e dytë për të na goditur, patjetër edhe shkonin në goditje standarde, që tu them të drejtën se dij si, por kanë pasur jashtëzakonisht shumë goditje standarde.”

