Kur na ndajnë pak ditë nga nisja e Big Brother VIP Kosova më 30 tetor, në rrjet kanë vluar zërat për rolet kryesore të spektaklit.
Është përfolur shumë se Leonora Jakupi do të ulet sërish në karrigen e opinionistes, ndërsa Bora Zemani do të zëvendësojë Jonida Vokshin në krah të Alaudin Hamitit.
Megjithatë, burime të sigurta për emisionin Prive në Klan Kosova konfirmojnë se asnjëra nuk është e vërtetë, Leonora nuk do të jetë opinioniste dhe as Bora prezantuese.
Për më shumë ndiqeni kronikën më poshtë:
Burimi: klankosova.tv ↗

