KORREKT / SOT24 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Eksperti nga Brukseli: KE-ja ta zhbllokojë Kosovën me ide kreative (VIDEO)

Eksperti nga Brukseli: KE-ja ta zhbllokojë Kosovën me ide kreative (VIDEO)

Më 15 dhjetor bëhen 4 vjet qëkur Kosova, aplikoi për të marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkim Evropian.

Nga ajo ditë, Brukseli kurrë nuk veproi për të ecur para me këtë kërkesë të republikës kosovare.

Gjatë vizitës së saj në Prishtinë, më 1 tetor, kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von Der Leyen tha se bashkë me Kosovën, duhet të binden 27 vendet anëtare që të procedohet me statusin e vendit kandidat.

Por, Toby Vogel, ekspert për Ballkan në Këshillin për Politikat e Demokratizimit me bazë në Bruksel, thotë se është pikërisht Komisioni ai i cili, sipas tij duhet të dalë me “Propozime Kreative” rreth perspektivës evropiane të Kosovës.

Kjo për vetë faktin që pesë vendet anëtare, Spanja, Greqia, Rumania, Qiproja e Sllovakia nuk e njohin shtetin që shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008.

Kurse sa për procesin e bisedimeve për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, po thuhet se BE-ja ka humbur fokusin dhe po e kursen Beogradin.

Të enjten e kësaj jave gjatë Samitit të Berlinit të mbajtur në Budvë, kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz tha se situata e tanishme në dialogun Kosovë-Serbi, për momentin po mban prapa të gjithë.

Për më shumë ndiqeni kronikën më poshtë:

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.