KORREKT / SOT24 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Zgjerimi i BE-së ngec, Vogel: Mali i Zi në prag, por Kosova mbetet e bllokuar (VIDEO)

Zgjerimi i BE-së ngec, Vogel: Mali i Zi në prag, por Kosova mbetet e bllokuar (VIDEO)

Mali i Zi është ndër vendet më të afërta me anëtarësimin në Bashkimin Evropian, por rruga drejt tij ka ende pengesa të mëdha, thotë Toby Vogel, ekspert për Ballkanin me bazë në Bruksel.

Sipas Vogelit, përpara anëtarësimit duhet që negociatat të mbyllen dhe Traktati i Anëtarësimit të nënshkruhet. Pas kësaj, traktati duhet të ratifikohet nga çdo shtet anëtar. Në Francë, kjo mund të bëhet ose përmes një referendumi popullor ose me një shumicë të kualifikuar në Asamblenë Kombëtare. Të dy opsionet, thotë ai, janë politikisht shumë të vështira për momentin.

Problemi, sipas tij, nuk qëndron vetëm te procedura. Zgjerimi nuk ka sot një mbrojtës të fortë mes liderëve evropianë. Vogel e kujton Angela Merkel-in si një zë të tillë në Këshillin Evropian, pavarësisht kritikave ndaj saj, ndërsa thotë se pasardhësit e saj nuk e kanë mbajtur të njëjtin rol.

"Mali i Zi, është shumë afër hyrjes në Union, pra që ti mbyll negociatat e anëtarësimit dhe nënshkrimin e Traktatit në fjalë. Por ky Traktat duhet të ratifikohet: Në Francë kjo ndodh ose me referendum popullor ose me një super-shumicë në Asamblenë Kombëtare. Që të dy opsionet për momentin duken të jenë shumë të zorshme politikisht. Nuk është vetëm kjo sepse zgjerimi si proces nuk e ka një kampion përkrahës në mesin e liderëve evropianë. Angela Merkel, përkundër krejt fajëve të saj ishte një kampione e tillë në Këshillin Evropian dhe pasardhësit e saj në post më të vërtetë nuk kanë qenë të tillë", tha ai.

Ai kritikon edhe Komisionin Evropian, të cilit i mungon, sipas tij, ambicia për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Ukrainën, çështje me peshë të madhe politike. Ndërsa shumica e vendeve të tjera të rajonit kanë ngecur në të njëjtin vend.

Për Kosovën, Komisioni kërkon “propozime krijuese” për të kapërcyer pengesën kryesore: pesë shtetet anëtare të BE-së që nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.

"Ky është një faktor tjetër shumë i prekshëm në këto debate. Në këtë pjesë do të thosha se Komisionit Evropian i mungon ambicia kur vije puna te dy shtetet që janë pjesë në procesin e integrimit Shqipëria dhe Mali i Zi, plus Ukraina që është çështje e madhe politike. Kurse të gjitha vendet tjera vërtetë kanë ngecur, dhe kjo shkon enkas për Kosovën për të cilën kërkohen disa “Propozime Kreative” nga Komisioni Evropian që të tejkalohet pengesa e dukshme e që është se pesë shtetet anëtare të BE-së që nuk e njohin Kosovën, shtet të pavarur e sovran", shtoi ai.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.