La Liga pret që El Clásico të ndiqet nga një audiencë potenciale prej më shumë se 650 milionë shikuesish në mbarë botën.
Rreth 28 transmetues ndërkombëtarë pritet të jenë të pranishëm në Barcelonë për të prodhuar përmbajtje të posaçme rreth ndeshjes.
Transmetimi do të nisë 90 minuta para fillimit të takimit, me pamje nga mbërritja e skuadrave, dhomat e zhveshjes dhe nxehja e futbollistëve.
Sipas të dhënave të La Ligës, shtrirja ndërkombëtare e El Clásicos është rritur me 51 për qind gjatë dy sezoneve të fundit, krahasuar me katër sezonet paraprake.
Kështu, përballja mes Barcelonës dhe Real Madridit do të shërbejë edhe si një demonstrim i teknologjisë së re televizive, në një kohë kur çdo vendim i gjyqtarëve po analizohet me vëmendje të veçantë. /Zëri

