KORREKT / SOT24 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

A do të bëhet 8 euro tarifa në Rrugën e Kombit? Ministri shqiptar demanton raportimet

A do të bëhet 8 euro tarifa në Rrugën e Kombit? Ministri shqiptar demanton raportimet

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë në Shqipëri, Enea Karakaçi, ka mohuar raportimet për rritjen e tarifës së kalimit në Rrugën e Kombit në 8 euro, duke bërë të ditur se çmimi aktual mbetet i pandryshuar.

Përmes një reagimi, Karakaçi ka sqaruar se informacionet e publikuara ditëve të fundit për një rritje të mundshme të tarifës nuk janë të vërteta, transmeton Klankosova.tv.

“Në rrjetet sociale po qarkullojnë informacione se tarifa e kalimit në Rrugën e Kombit do të rritet në 8 euro. Ky informacion është i pavërtetë. Nuk ka asnjë rritje të tarifës së kalimit në Rrugën e Kombit dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë nuk ka asnjë plan për ndryshimin apo rritjen e tarifës aktuale”, ka deklaruar Karakaçi.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.