KORREKT / SOT24 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Flick e ndryshon formacionin e Barcelonës, priten tri ndryshime për El Clásico

Flick e ndryshon formacionin e Barcelonës, priten tri ndryshime për El Clásico

Hansi Flick po përgatit Barcelonën për duelin e madh ndaj Real Madridit, por lëndimet po ia vështirësojnë punën trajnerit gjerman.

Sipas parashikimeve të mediave spanjolle, katalunasit pritet të bëjnë tri ndryshime në formacionin titullar për El Clásicon e së dielës.

Koundé dhe Olmo jashtë, Flick detyrohet të improvizojë

Jules Koundé nuk do të jetë i gatshëm për përballjen me Real Madridin, pasi nuk është rikuperuar nga lëndimi në kyçin e këmbës.

Mungesa e francezit, së bashku me dëmtimet e Eric Garcias dhe Andreas Christensenit, e detyron Flickun të mbështetet sërish te mbrojtja që luajti ndaj Paris Saint-Germainit.

Xavi Espart pritet të luajë në krahun e djathtë, ndërsa Pau Cubarsí dhe Gerard Martín në qendër të mbrojtjes.

João Cancelo parashikohet të jetë në krahun e majtë, me Alejandro Baldén që mund të mbetet në stol.

Edhe mesfusha do të ketë ndryshime. Dani Olmo do të mungojë për rreth një muaj për shkak të lëndimit muskulor, ndërsa vendin e tij pritet ta zërë Fermín López, përkrah Pedrit dhe Rodrit.

Raphinha, Yamal dhe Gordon në sulm

Në repartin ofensiv, Flick pritet t’u besojë Raphinhas, Lamine Yamalit dhe Anthony Gordonit.

Karim Adeyemi shihet si një alternativë për krahun e majtë, varësisht nga rrjedha e ndeshjes.

Ndërkohë, Frenkie de Jong është pranë rikthimit pas lëndimit në gju dhe mund të jetë një tjetër alternativë për Barcelonën.

Në skuadër pritet të ketë hapësirë edhe për talentet e akademisë.

Barcelona synon të reagojë pas humbjes ndaj PSG-së dhe të mbrojë ecurinë e saj pozitive në La Liga, por përballë do ta ketë rivalin e përjetshëm, Real Madridin.

El Clásico zhvillohet të dielën, më 25 tetor, në orën 21:00. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.