KORREKT / SOT24 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Vetëm dy përbërës dhe shije si akullore: Kafja kremoze që mund ta përgatisni edhe në shtëpi

Vetëm dy përbërës dhe shije si akullore: Kafja kremoze që mund ta përgatisni edhe në shtëpi

Pa ujë, pa aparat kafeje dhe pa ndonjë teknikë të ndërlikuar, kjo mënyrë përgatitjeje sjell një pije të butë, kremoze dhe me aromë delikate kafeje

Rrjetet sociale kanë një mënyrë të re të preferuar për përgatitjen e kafesë. Quhet milk brew dhe, ndryshe nga metodat tradicionale, përgatitet duke përdorur qumësht në vend të ujit.

Edhe pse kjo teknikë nuk është krejtësisht e re, ajo ka tërhequr sërish vëmendjen falë baristes amerikane Morgan Eckroth, ish-kampione e Shteteve të Bashkuara në përgatitjen e kafesë, e cila ka publikuar një video duke demonstruar mënyrën e përgatitjes.

Metoda është frymëzuar nga teknika japoneze e ekstraktimit të kafesë në të ftohtë, e njohur si cold brew. Dallimi është se kokrrat e bluara të kafesë zhyten drejtpërdrejt në qumësht, duke krijuar një pije me shije më të butë dhe teksturë më kremoze.

Çfarë është milk brew dhe pse po pëlqehet kaq shumë?

Përgatitja është e thjeshtë: kafeja e bluar hidhet drejtpërdrejt në qumësht të ftohtë dhe lihet në frigorifer për 10 deri në 18 orë. Më pas kullohet dhe është gati për t’u shërbyer.

Rezultati është një kafe me shije të butë, aromë delikate dhe teksturë kremoze, që të kujton disi akulloren me shije kafeje.

Ndryshe nga ekspresi ose kafeja tradicionale me filtër, këtu shija e qumështit është më e theksuar, ndërsa aroma e kafesë ndihet më lehtë. Prandaj, kjo pije mund të jetë veçanërisht tërheqëse për ata që nuk i parapëlqejnë kafetë me shije shumë të fortë.

Një hollësi interesante është se edhe mënyra e filtrimit ndikon në rezultatin përfundimtar. Kulluesja metalike ruan një teksturë më të plotë dhe më të pasur, ndërsa filtri prej letre krijon një pije më të lehtë dhe më delikate.

– YouTube

Si ta përgatisni milk brew në shtëpi?

Për këtë kafe nuk ju nevojitet ndonjë aparat i veçantë. Mjaftojnë dy përbërës, një enë qelqi dhe pak durim.

Përbërësit:

  • 20 g kafe e bluar mesatarisht
  • 260 ml qumësht i ftohtë, i pasterizuar

Përgatitja:

1. Hidhni kafenë e bluar në një enë të pastër qelqi dhe shtoni qumështin e ftohtë. Përziejeni lehtë, mbylleni enën dhe vendoseni në frigorifer për 10 deri në 18 orë.

2. Pas qëndrimit në frigorifer, kullojeni përzierjen përmes një filtri letre ose përdorni një presë franceze (French press).

3. Hidheni kafenë në një gotë dhe shërbejeni të ftohtë. Sipas dëshirës, mund t’i shtoni disa kube akulli.

Kujdes me ruajtjen e kafesë

Meqenëse përgatitet me qumësht, është e rëndësishme që pija të qëndrojë gjatë gjithë procesit në frigorifer, në temperaturë jo më të lartë se 4°C.

Këshillohet të përgatitni vetëm sasinë që planifikoni ta konsumoni ditën tjetër, pasi për këtë lloj kafeje të përgatitur në kushte shtëpiake nuk ka afate të përcaktuara qartë dhe të verifikuara për ruajtje të sigurt.

Me vetëm dy përbërës dhe pa pajisje të kushtueshme, milk brew është një alternativë interesante për të gjithë ata që dëshirojnë të provojnë një shije ndryshe të kafesë së përditshme. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.