KORREKT / SOT24 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Jam një prej politikanëve ma t’votum…” – Kush është deputeti nga Drenica që po bën bujë në Suedi?

“Jam një prej politikanëve ma t’votum…” – Kush është deputeti nga Drenica që po bën bujë në Suedi?

Arber Gashi është rizgjedhur sërish deputet në Parlamentin e Suedisë.

Ai ka thënë një intervistë për Gresa Nitajn në emisionin “Diaspora” ku ka folur për procesin e zgjedhjeve atje dhe rrugëtimin e tij.

“Përfaqësoj partinë time socialdemokrate në nivel nacional ama zgjedhjet tona domethënë e kanë një dallim edhe prej zgjedhjeve kosovare për shembull ku një kandidat për deputet mundet me marrë vota prej krejt shtetit. Po në Suedi, i vetmi rajon që mundet me u votu është rajoni i Halandit ku unë jetoj”, ka thënë Gashi në emisionin “Diaspora” në Klan Kosova.

“Prandaj nuk është që muj me ngje shumë, shumë vota, sepse janë vetëm janë gjashtë komuna ku unë ku unë drejtpërdrejt mundem me u votu”.

“Po përkundër këtij fakti kam marrë mbi dy mijë vota në rajonin tonë, domethënë vota personale për të cilën ndihem shumë, shumë mirë. Jam një prej politikanët më të votuar në rajonin tonë. Kështu që ndihna shumë, shumë mirë për pjesëmarrjen në përgjithësi por edhe për mbështetjen e komunitetit tonë shqiptar”.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.